Web Sherbime

Materiali Shkarko
Afati Qershor 2013 Shkarko
Projekti Shkarko
Tutoriale Shkarko
Kollokviume detyra Shkarko
Kollokvium Shkarko

Sisteme operative

Materiali Shkarko
Ligjeratat Shkarko
Kollokviumet Shkarko
Literatura anglisht Shkarko
Deadlock Shkarko

Programimi ne internet

Materiali Shkarko
Ndrrimi i portit Apache ne XAMPP Shkarko
Ligjeratat Shkarko
PHP, MYSQL, HTML5,CSS AND JAVASCRIPT Shkarko
Projekti Shkarko
Video Tutoriale Shkarko
Advanced Php concepts Shkarko
PHP & MYSQL Shkarko
PHP Afate Shkarko
Pershkrimi i Projektit 2013 Shkarko
Sylabusi Shkarko

Praktika e rrjetave

Materiali Shkarko
Expl v4.0 Shkarko

Ndermarresia Qershor 2013

Afati I Qershorit 2013 Ndermarresi
Grupi A
1. Pershkruani ciklin e “kondratiefit ” shpjegoni ket fenomen.
Cikli i "kontratiefit" eshte nje cikel ekonomik prej 50 - 60 vjet i cili ndryshe thirret si cikel afategjate. Ky cikel ka 4 faza: ngritja, recensioni, depresioni, permiresimi.
2. Si ndikojn ndryshimet ne ekonomi dhe treg ne inovacion jep shembuj.
Mund te ndryshojne shpejt. Ky ndryshim ofron mundesi te pershtatshme per inovacionet dhe kercnim i konsiderueshem per ata qe ndryshimet i lexojne ne menyre jokorrekte.
3. Pese fazat e dizajnit te biznes modelit. Shembull
Pese fazat e dizajnimit te biznesit jane :
- Mobilizimi – Pergaditet per nje projekt te sukseshem te modelit te biznesit.
- Kuptimi – Rishikon dhe analizon elementet qe nevojitet per modelin e biznesit.
- Dizajnimi – Gjeneron dhe provon opcione dhe zgjedh me te miren.
- Implementimi – Implementon prototipin e biznes modelit.
- Menaxhimi – Pershtat dhe modifikon model biznesin ne baze te tregut.
4. 3 tipet e biznes modelve. Pershkruaj. Shembull
Tri tippet e biznes modelit jane :
- Biznesi I infrastruktures – Kerkojne ekonomi te shkalles, por kete duke siguruar mardheniet e brendshme dhe te jashtme te menaxhimit te konsumatoreve dhe bizneseve innovative me nje platform te infrastruktures.
- Biznesi I inovacionit – Perqendrohet ne zhvillimin e vazhdushem te produkteve dhe sherbimeve qe mund te promovohen, shperndahen dhe mbeshteten nepermjet bizneseve te menaxhimit te mardhenieve me konsumator.
- Mardheniet me klient – Fokusohet ne fitimin dhe mbajtjen e klienteve dhe kerkojne nje lidhje te mire me konsumatoret. Shpresa eshte ajo qe te kuptojne ekonomite e rendesishme te fushes duke ofruar nje seri te plote te produkteve konkurruese.
Shembull : Banka private Swiss..
5. 6 teknikat per dizajnimin e biznes modelit. Pershkruaj. Shembull
6 teknikat per dizajnimin e biznes modelit jane :
- Njohurite e konsumatoreve - Eshtë që të zhvillojë një kuptim të shëndoshë konsumatorëve mbi të cilën ata duhet te bazohen per projektimin e dizajnit te model biznesit.
- Ideimi – Eshte dizajnimi I nje biznes modeli te ri dhe inovativ.
- Mendimi visual – Eshte vlera e të menduarit vizual, vizualizimi me vizatime, post notes etj.
- Prototipi - Prototyping është një mjet i fuqishëm për zhvillim te ri, innovative te modelet e biznesit. Ashtu si të menduarit vizual, kjo e bën koncepte abstrakte te
prekshme dhe lehtëson eksplorimin e ideve të reja.
- Tregimi – Eshte nje art I nenvleresuar dhe jo I perdoreshem ne boten e biznesit.
- Skenaret - Mund të jenë të dobishme në udhëheqjen e projektimit të modelit të biznesit të ri apo inovative rreth modeleve ekzistuese.
6. Si ndikojn konsideratat, trended ne industri. Shembull
-
7. Modelet e hapura procter and gamble.
I njohur si P&G kompani amerikane e mallrave multinacionale. Produktet e saj perfshijne ushqimin, agjend te pastrimit dhe produktet te kujdesit.
Strategjia e hapur P & G-së risi ka mundësuar që të krijojë më shumë se 2.000 marrëveshje të suksesshme me partnerët e inovacionit në mbarë botën.
8. Pershkruani ne pika te shkurtera detajet kryesore te biznis planit tuaj(Emrin e biznesit,
produktet dhe sherbimet kryesore dhe pikat kryesore te tregut)
Emri I biznesit : Good Request 007
Produktet dhe sherbimet kryesore : Qellimi yne eshte te ndertojme nje plateforme e cila do te mundesonte blerjen online te textilit. Ketu hyn edhe transporti.
Pika kryesore te tregut : Kryesisht dyqanet te cilet I kemi kontrakuar.
9.Cka nenkuptojme me nje model biznesi? Cilat jane nente shtyllat ne te cilat bazohet modeli I biznesit?
Modeli I biznesit pershkruan se sin je organizate krijon, sherben dhe ruan vlerat. Nente
shtyllat e biznes planit jane:
- Segmentet e konsumatoreve
- Vlera e shtuar
- Kanalet e shperndarjes
- Maredheniet me kliente
- Burimet e te ardhurave
- Resurset kyçe
- Aktivitetet kyçe
- Partneritetet kyçe
- Struktura e kostove
10. Cilat jane vlerat e shtuara ne biznes planin tuaj? Per cfare segemente konsumatoresh jane te dedikuara?
Bejme njoftimin e qdo konsumatori me email mbi zbritjen e produkteve te reja dhe cdo risi tjeter.
11. Pytje e afatit.
Grupi B
1. Ekonomia ndermarrse Peter Drucker
Sipas Peter Drucker nje ndermarres kerkon per ndryshim, pergjigjet per to dhe shfrytezon mundesite.
2. Long tail. Pershkrim. Shembuj
Modelet Long Tail kane te bejne me shitjen me pak te me shume produkteve: pra ofrojne shume produkte te rralla te cilat shiten ne sasi te vogel.
Shembuj:
Netflix, eBay, YouTube,
Facebook, Lulu.com, Lego.
6. 6 teknikat per dizajnimin e biznes modelit , Tregimet ?
6 teknikat per dizajnimin e biznes modelit jane :
- Njohurite e konsumatoreve
- Ideimi
- Mendimi visual
-Prototipi
- Tregimi – Eshte nje art I nenvleresuar dhe jo I perdoreshem ne boten e biznesit.
- Skenaret
4. Faza e mardhenieve me konsumatore
Definon llojin e mardhenieve qe kompania krijon me segmentet e caktuara te konsumatoreve.
- Asistence personale
- Asistence e dedikar personale
- Vet sherbim
- Sherbimet e automatizuara
- Komunitetet
- Bashke krijim.
5. Shtyllat e biznes modelit
Modeli I biznesit pershkruan se sin je organizate krijon, sherben dhe ruan vlerat. Nente
shtyllat e biznes planit jane:
- Segmentet e konsumatoreve
- Vlera e shtuar
-Kanalet e shperndarjes
- Maredheniet me kliente
-Burimet e te ardhurave
- Resurset kyçe
- Aktivitetet kyçe
- Partneritetet kyçe
- Struktura e kostove
6. Pese fazat e dizajnit. Faza e menaxhinit
Pese fazat e dizajnimit te biznesit jane :
- Mobilizimi
- Kuptimi
-Dizajnimi
- Implementimi
- Menaxhimi – Pershtat dhe modifikon model biznesin ne baze te tregut.
7. 7 burimet innovative . Njohja e re
7 burimet innovative jane :
- Te papriturat
- Mospajtimi
- Inovacioni I bazuar ne nevojen e procesit
- Ndryshimet ne strukturen e industrise dhe strukturen e tregut.
- Demografia
- Ndryshimet e perceptimeve, disponimit dhe te kuptimit.
- Dijet e reja.
8. Plani I dizajnimit
-
9. Kosto variabile dhe ekonomia e shkalles
Kostot qe ndryshojne ne menyre propocionale me vellimin e mallrave ose
te sherbimeve te prodhuar.
Ekonomia e shkalles eshte term qe referohet per reduktimin e nje njesie te kostos me rritjen e vellimit te produktit.
10. Swot analiza
Eshte nje metode e cila perdoret per te vleresuar fortesite, mangesite, mundesite dhe rreziqet te perfshire ne nje projekt.
11. Plan pizbesi juaj ne pika te shkurta
-
12. Pershkrimi I tregimeve perms storjeve ne plan … shembuj si dhe …faza !!!

Afati Mars 2013

1.Cka nenkuptojme me termin inovacion? Si nderlidhet inovacioni me ndermarresine sistematike?
1.Inovacioni eshte nje ide e re qe implementohet ne praktike, në një paisje apo process, te vlefshem dhe profitabil. Fjala ndermarresi rrjedh nga fjala franceze <entroprendre> qe do te thot: te besh diqka ndryshe , te ndermarresh dhe te veprosh diqka me ndryshe. Andaj Inovacioni eshte nje ide e re qe ndermarresit e shfrytezojne ndryshimin si nje mundesi per nje produkt apo sherbim te ri – me ndryshe. Ndermarresia eshte
2.Cilat jane shtate burimet e inovacionit? Si ndikojne ngjarjet e papritura ne inovacion?
E papritura - Suksesi i papritur apo deshtimi mund te shpien tek inovacioni, psh Zhvillimi I kompjutereve,Zhvillimi i internetit te pare (ARPANET) fillimisht per ministrinë e mbrojtjes në Amerikë per komunikimin e bazave te ushtrise amerikane ne menyre elektronike, te cilet ishin gjith’her kunder Ruseve.
E papershtatshmja – mosperputhja ndermjet asaj se qka eshte dhe qfar secili pret. Eshte nje shenje e metutjeshme qe po ndodhin ndryshime.
Nevoja e procesit - Nevoja eshte nena e inovacionit.Inovacioni nga nevoja e procesit permirson procesin ekzistues i cili njihet qe ka kufizime dukshme.
Industria dhe struktura e tregut – mund te ndryshojne shpejt. Ky ndryshim ofron mundesi te pershtatshme per inovacionet dhe kercnim i konsiderueshem per ata qe ndryshimet i lexojne ne menyre jokorrekte.
Demografia - Eshte studim i statistikave te lindjes se popullates, vdekjeve, semundjeve, punesimit, shkollimit etj. Keto statistika jane te pranuara si tregues univerzal dhe kryesore te ndryshimeve te kerkuara brenda shoqerise qe shpesh jane shume te prarueshme. Nuk jane te lehta per tu pare apo per tu kuptuar.
Ndryshimet ne perceptim - Nuk jane ndryshime.Faktet s’ndryshojne, por perceptimet e njerezve ne fakte. P.sh: moda, veshjet nga gjenerata e vjeter
Njohuria e re – Inovacionet me te famshme shpesh bazohen ne njohurite e reja apo shpikjet,telefoni, radio etj,megjithate keta shembuj mbeshtetin ende ne nje far mase ne plotesimin e ideve egzistuese
3.Pershkruani ne pika te shkurtra detajet kryesore te biznes planit tuaj (Emrin e biznesit, produktet dhe sherbimet kryesore dhe pikat kryesore te tregut)
- Reciklimi i qelqit kryesisht per prodhimin e shisheve te qelqit. - Produktet kryesore do te jene shishe te qelqit te madhesive te ndryshme: 0.25l, 0.33l, 0.50l, 0.75l, dhe 1.00l, qe ti plotesoj nevojat e tregut, por me mundsi te zgjerimit me vone, te prodhimit edhe te produkteve tjera nga qelqi.
- Pikat kryesore te tregut ne i mendojm te jene fabrika e prodhimit te veres verës në: Prizren,Rahovec,Gjakovë dhe fabrika e prodhuesit te birrës në Pejë qe i konsiderojme si klientët tonë kryesor.Por do ti furnizojme me produktet tona edhe fabrikat tjera te cilat merren me prodhime te qumshtit, lengjeve, sirupeve etj.
4.Cka nenkuptojme me nje model biznesi? Cilat jane nente shtyllat ne te cilat bazohet modeli I biznesit?
4.Modeli i biznesit pershkruan se si nje organizate krijon, sherben dhe ruan vlerat.
Nente shtyllat e modelit te biznesit jane:
Segmentet e Konsumatoreve – definojne grupet e ndryshme te njerezve apo organizatave te cilat nje ndermarrje tenton tju sherbej qe perfshijne, Tregu masiv,tregu specific,segmented,tregu i diversifikuar, platformat shume aneshe (multi-sided platforms).
Vlera e shtuar – pershkruan grumbullin e produkteve dhe sherbimeve qe krijojne vlere per nje segment specifik te konsumatoreve, si vlera te shtuara jane: Risite, Performancen,Kostumizimin,Dizajnin,Cmimin,
Zvoglimi I rrezikut.
Kanalet e distribucionit – pershkruajne se si nje kompani komunikon me segmentet e konsumatoreve per te ofruar vleren e shtuar te produkteve dhe sherbimeve te veta.
Marredheniet me klient – definojne llojet e mardhenieve qe nje kompani krijon me segmente te caktuara te konsumatoreve. Marrdhenia me klientin perfshine: Asistence personale, asistence e dedikuar personale, vet-sherbim, sherbimet e automatizuara, komunitetet, bashkekrijimin.
Burimet e te ardhurave – paraqesin keshin te cilin kompania e gjeneron nga cdo segment i konsumatoreve (kostot duhet te zbriten nga te hyrat per te krijuar fitimin). Burimet e te ardhurave perfshijne: shitjen e aseteve,pagesen per perdorim, pagesen per parapagim, qiradhenien, licensimin, pagesen per ndermjetsim, reklamimin.
Resurset kyqe – pershkruajne asetet kryesore qe nevojiten per ta funksionalizuar modelin e biznesit. Resurset kyqe perfshijne: resurse fizike, intelektuale, njerezore, financiare.
Aktivitetet kyqe – pershkruajne gjerat kryesore qe kompania duhet te beje per ta funksionalizuar modelin e vet te biznesit. Aktivitetet kryesore perfshijne: Prodhimin, zgjedhjen e problemeve, Platformen / rrjetin.
Partneritetet kyqe – pershkruajne rrjetin e furnitoreve dhe partnereve qe e funksionalizojne modelin e biznesit
Struktura e Kostove – pershkruan te gjitha kostot qe perfshihen per te operuar nje model te biznesit.
5.Cka nenkuptoni me Vleren e shtuar te nje biznes modeli? Cilat jane disa nga vlerat e shtuara qe hasen me se shpeshti tek biznes modelet?
5. Vlera e shtuar – pershkruan grumbullin e produkteve dhe sherbimeve qe krijojne vlere per nje segment specifik te konsumatoreve, si vlera te shtuara jane:Risite,Performancen,Kostumizimin, Dizajnin,Cmimin,Zvoglimi I rrezikut.
6.Cilat jane karakteristikat e bizneseve qe i perkasin modeleve te platformave shumeaneshe (multi-sided platforms)?
6.Platformat shume – aneshe bashkojne dy ose me shume segmente te veqanta te konsumatoreve po te vilat jane te nderlidhura. Keto platforma kane vlera vetem nese te dy segmentet jane te pranishme. Pra ofrojne vlere duke ofruar platforme te interaksionit.(lexuesit / reklamuesit e gazetes).
7. Cka kuptoni me „ segmentim te tregut“? Ilustroni pergjigjjen duke perdorur shembuj nga biznes plani i juaj?
7.Segmentimi i tregut paraqet qasjen e ndarjes së tregut në grupe të ndryshme të blerëseve, të cilët mund të kërkojnë produkte ose sherbime.
Se pari prezentojme idene e biznisit : Riciklimi i Qelqit.
Sipas shkalles së konsumit të produktit të caktuar tregu mund të segmentohet në konsumator të dobët, konsumator të mesëm dhe konsumator të fortë të produktit.
Pasi produkti jone eshte shishe qelqi dhe synojme shitje me shumice eshte kryesisht sherbim per fabrika te prodhimit te bierres, veres, e lengjeve te ndryshme atehere ne e kemi segmentar tregun sipas shkalles se konsumit ne konsumatore te fort te produktit. Për t’u realizuar segmentimi sa më objektiv dhe efikas i tregut gjithsesi duhet përdorur më shumë se një variabëla segmentuese.
VARIABLAT TJERA PER SEGMENTIMIN E TREGUT
VARIABLAT GJEOGRAFIKE, DEMOGRAFIKE, SOCIOEKONOMIKE, PSIKOGRAFIKE dhe BIHEVIORISTIKE . Variablat tjera per segmentim te tregut i kemi perdore, ato Gjeografike : Fabrika do të ndërtohet rreth 5 km larg qytetit të Gjakovës afër magjistrales Gjakovë-Prizren, me qellim të reduktimit të shpenzimeve të transportit dhe infrastruktura rrugore eshte e rregulluar sepse në këtë regjion ndodhen klientët tonë kryesor, fabrika të prodhimit te pijeve të ndryshme si ato te prodhimit te verës në: Prizren,Rahovec,Gjakovë dhe jo shumë larg edhe me prodhuesit e birrës në Pejë. VARIABLA BIHEVIORISTIKE – per arsye se ne kuader te saj hyjne gadishmeria e konsumatorit I cili do te jete I gatshem te mar produktet tona ne menyre te vazhdueshme deri sa te jet i kenaqur me produketet tona dhe qendrimi I konsumatorit > besnik ndaj kontrates dhe vazhdimi i kontrates nese osht i kenaqur me qmimin dhe sherbimet.
8.Duke perdorur shembuj nga projekti juaj (biznes plani juaj) pershkruani strukturen e kostove dhe strukturen e te hyrave.
8. Struktura e investimeve per: Grumbullimin e mbeturinave prej qelqit (lenda e pare), Paisjet teknologjike për proces të prodhimit , Mjete transporti, Mjete për ngarkim/shkarkim , Objekti prodhues , Pllaci, Përgatitja e projektit , Hulumtimi i tregut, Rrjeti elektrik , Procedura administrative.
Burimet e te ardhurave: nga profiti i aktiviteteteve operuese nga shitja me shumice e produktit ne fabirkat e parapara me te cilat i kemi kontraktuar.
9.Cilat jane disa nga teknikat qe mund te perdoren per dizajnimin e modelit te biznesit?
9.Ndarja e modeleve – Koncepti i koorporates se ndare – bashkepunimi I bizneseve te mardhenieve me konsumatore, bizneseve te inovacionit, dhe bizneset e infrastruktures,keto biznese mund te bashkpunojne ne nje koorporate mirpo ne rastin perfekt duhet te operojne te ndara.
Long Tail – ofrojne shume produkte te rrallla te cilat shiten ne sasi te vogla.
Platforma shume-aneshe - bashkojne dy ose me shume segmente te veqanta te konsumatoreve po te vilat jane te nderlidhura. Keto platforma kane vlera vetem nese te dy segmentet jane te pranishme. Pra ofrojne vlere duke ofruar platforme te interaksionit.(lexuesit / reklamuesit e gazetes).
Modeli free-pa pagese – Ne kete model se paku nje segment i konsumatoreve ka mundesi te perfitoje nga produktetet dhe sherbimet gjate gjithe kohes pa pagese.
Modelet e hapura te biznesit– perdoren nga kompanite te cilat permes bashkepunimit me partnere te jashtem krijojne vlere per konsumatore.
10.Cilat jane vlerat e shtuara te propozuara ne projektin (biznes planin) tuaj? Per cfar segmente te konsumatoreve jane te dedikuara ato?
10. Disa prej vlerave te shtuara te propozuara per produktin tone:
Kualitet të lartë, madhesive te llojllojshme (0.25l, 0.33l, 0.50l, 0.75l, dhe 1.00l, qe ti plotesoj nevojat e tregut ),çmime konkuruese, estetikë shumë të lartë,qendrueshmëri maksimale dhe zvogelimin e rrezikut per shkak te mbajtjes se lengut te fresket.
Segmentimi sipas shkallës së konsumit të produktit mund të segmentohet në konsumator të dobët, konsumator të mesëm dhe konsumator të fortë të produktit (qe jan te dedikuar edhe produktet tona)
11.Si ndikon ambienti i biznesit ne implementimin e biznes modelve? Cilat jane kater fushat strategjike qe mund te shqyrtohen lidhur me ambientin?
PROVIMI 1
1.Si ndahen ndermarresit – llojet?
1.Ndermarresite ndahen:
Ndermarresi arritese – Qe ka nevoje te arrije qellime te reja gjithe kohen.
Ndermarresi shitese – Qe perdore aftesite “e buta” per te shitur produktetet apo sherbimet
Ndermarresi menaxher – I cili gjithe kohen tenton te menaxhoje ndryshimin
Zhvilluesi i ideve – qe shpesh asocohet me ndermarresine ne sektorin e teknologjise.
2.Tiparet e ndermarresive?
Parashikues – Ata i shohin gjerat qe ende nuk ekzistojne
“Te krisur” – Ata deshirojne qe njerezit e tyre te mendojne per ata se jane te krisur
Kembengules – Per ta cdo rast eshte mundesi e mire per biznes.
Te shkathet – Nese nuk kane ate qe u duhet ata gjejne menyren sit a sigurojne.
Energjik,te vendosur ne qellim – Qe e marrin veten shpejt, te veqante, negociatore, te ndjeshem, te kudo gjendur, Revolucionar.
3.Qka eshte SWOT analiza?
3. SWOT analiza paraqet analizen e mjedisit strategjik perkatesisht bene ekzaminim e faktoreve te mjedisit te brendshem (Perparsite dhe dobesite) dhe atyre faktoreve te mjedisit te jashtem (Mundesite dhe Rreziqet).
4.Si e keni realizuar SWOT analizen per produktin tuaj ose sherbimin?
Përparsitë:
- Shpenzimet e ulta në lidhje me sigurimin e lëndës së parë.
- Lloji i ri i biznesit.
- Afërsia,prodhuesit vendorë do t`i kenë më afër prodhuesit e shisheve të qeqit
Dobsitë:
- Mungesa e përvojës në këtë lloj biznesi.
- Inportimi i paisjeve për prodhim nga jashtë
Mundësitë:
- Zhvillimi i aftësive konkuruese
- Përmirësimi i produkteve tjera,duke ofruar shishe më cilësore dhe më estetike te qelqit.
- Prodhim edhe të produkteve tjera të qelqit
Rreziqet:
- Konkurenca jolojale,çmimet e ulëta të prodhimeve të importuara e dekurajojnë prodhimtarin vendore
- Infrastruktura e dobët ligjore(mungesa e ligjeve që mbështein dhe mbrojnë prodhimtarinë vendore, subvencionet).
- Konkurrenca qe krijojne produktet (shishet) e plastikes.
- Kushtet e afarizmit (furnizimi,prodhimi,shitja,financimi i biznesit)
5.Qka eshte rrjedhja e parase?
5.Rrjedhja e parase eshte levizja e te hollave, brenda apo jashte biznesit projektit ose produktit financiar.Kalkulimi i rrjedhjes se paras mund te perdoret per matjen e parametrave tjere qe na sigurojne informacione ne lidhje me vlerat dhe gjendjen e kompanise.
6.Qka eshte Bilanci?
6.Bilanci eshte pasqyra e gjendjes financiare te qfardo biznesi ne nje moment te caktuar kohor, zakonisht ne mbyllje te nje periudhe llogarie, te zberthyera ne tri fusha: Aktive, pasive dhe vlera e mbetur. Bilanci perbehet nga: asetet, huate (borxhet) dhe zoteruesit e aksioneve.
7.Elementet e planbiznesit? Jane 7 elemente te planbiznesit:
7. Permbledhja ekzekutive, Pershkrimi i biznesit, Strategjia e tregut, Analiza kompetive, Plani i dizajnit dhe plani i zhvillimit, Plani operacional dhe i menaxhimit Kompetencat financiare
8..Defino sjelljen e qdo ndermarresi?
8.Jane keto elemente gjenerale qe e definojne sjelljen e qdo ndermarresi pa mar parasyshe se si e definojme ndermarrsine: Iniciativa, Organizimi apo reorganizimi i resurseve ekonomike ose sociale per te perfituar, pranimi i deshtimit dhe rrezikut.
Disa prej sjelljeve te ndermarresve
Rrezikimi I parave dhe I sigurise se tyre, perkushtimi I tyre per ndryshimin e gjendjeve, Akceptimi dhe adaptimi I ndryshimeve si domosdoshmeri, Organizimin e punes se tyre dhe te punes se te tjereve,
Manovrimi me shume aktivitete ne te njejten kohe, Te punuarit me shume dhe me orar te zgjatur.

Afati Janar 2013

Ndërmarrësia Janar 2013
1.Çka nënkuptoni me termin inovacion? Si ndërlidhet inovacioni me ndërmarrësinë sistematike?
1.
Inovacioni është vegël e ndërmarrësit, njw akt i financimit tw ndonjw resursi me kapacitet pwr pwrfitimin e tw ardhurave. Inovacioni nw tw vwrtete krijon resurse.Gjithashtu çdo gjw qw rrit potencialin e njw resursi pwr pwrfitim tw tw ardhurave pwrbwn inocavion.
Ndwrmarrwsia sistematike ndwrtohet me inovacion duke ndjekur hapa sistematike tw procesit
2.Cilat jane shtate burimet e inovacionit? Si ndikojne ngjarjet e papritura ne inovacion?
2. Shtate burimet e inovacionit jane:
Qe kane te bejne me ndermarrjen:
- E papritura(suksesi I papritur, deshtimi I papritur, ngjarjet e papritura te jashtme)
- Mospërshtatja
- Inovacioni I bazuar mbi nevojen e procesit
- Ndryshimet ne strukturen e tregut ose te industrise
Qe kane te bejne me ambientin jashte ndermarrjes:
- Demografia
- Ndryshimet ne perceptim, disponim dhe kuptim
- Dituria e re, shkencore apo joshkencore
Ngjarjet e papritura mund te ndikojne pozitivisht ose negativisht ne inovacion, varesisht si menaxhohet ai sukses apo deshtim i papritur.
3. Pershkruani ne pika te shkurtera detajet kryesore te biznis planit tuaj(Emrin e biznesit, produktet dhe sherbimet kryesore dhe pikat kryesore te tregut)
3. Plani yne i biznesit quhet Sofra. Ai ka te beje me zhvillimin e web aplikacionit dhe aplikacioneve mobile per ofrimin e recetave ushqimore per perdorues te ndryshem, ku si synim eshte nje treg masiv.
4. Cka nenkuptojme me nje model biznesi? Cilat jane nente shtyllat ne te cilat bazohet modeli I biznesit?
4. Modeli I biznesit pershkruan se sin je organizate krijon, sherben dhe ruan vlerat. Nente shtyllat e biznes planit jane:
- Segmentet e konsumatoreve
- Vlera e shtuar
- Kanalet e shperndarjes
- Maredheniet me kliente
- Burimet e te ardhurave
- Resurset kyçe
- Aktivitetet kyçe
- Partneritetet kyçe
- Struktura e kostove
5.Çka kuptoni me vleren e shtuar tek nje biznes modeli?Cilat jane disa nga vlerat e shtuara qe hasen me se shpeshti tek biznes modelet?
5. Vlera e shtuar pershkruan grumbullin e produkteve ose sherbimeve qe krijojne vlere per nje segment te konsumatoreve. Disa nga vlerat e shtuara jane
- Risite
- Performanca
- Kostumizimi
- Dizajni
- Cmimi
- Zvoglimi I rrezikut
6. Cilat jane karakteristikat e bizneseve qe i perkasin modeleve te platformave shumeaneshe(multi-sided platforms)?
6. Karakteristike e bizneseve qe i perkasin modeleve te platfrmave shumeaneshe eshte qe ato bashkojne dy ose me shume segmente te vecanta te konsumatoreve, por qe jane te nderlidhura. Platformat e tilla paraqesin vlere per nje grup te konsumatoreve vetem nese jane prezente edhe grupet tjera te konsumatoreve. Platforma krijon vlere duke lehtesuar nderlidhjet mes grupeve te ndryshme. Shembuj te keyre bizenseve jane te shumta: metro- gazeta ditore me origjine ne Stockholm e cila shperndahet falas ne stacione te trenave dhe metro keshtu kalon ne duart e shume lexuesve duke bere kete dukuri ti terheq reklamuesit e ndryshem te bejne reklamime ne kete gazete. ( dmth pi lidh qeto dy grupe reklamust edhe udhtart dyjat jon te pavarne kto). Pastaj shembulli i microsoft qe dha falas nje software te tij qe te inkurajonte krijimin e aplikacioneve sepse sa me i madh nr i tyre aq me i madh do te ishte nr i vizitoreve. Shembulli i Google etj.
7. Çka nenkuptoni me “segementim te tregut”? Ilustroni pergjigjen duke perdorur shembuj nga biznes plani juaj.
7. Segmentim i tregut nenkupton ndarjen e tregut duke ofruar sherbime per kliente te caktuar. Ne biznes planin tone ne kemi definuar tregun ne 3 pjese, ne kliente perdorues recetash, kliente restorante dhe industri ushqimore secili grup me rolet e veta perkatese. Perdoruesit e recetave blejne recetat me abonim ose blerje per cdo recete, industrite reklamojne bizneset ne receta kurse furnizuesit e recetave jane restorantet.
8. Duke perdorur shembuj nga projekti juaj pershkruani strukturen e kostove dhe strukturen e te hyrave.
8. Ne baze te llogarise:
Struktura e kostove:
• Host-i dhe Domain = 100€
• Interneti = 15€
• Rryma = 20€
• Kosto totale: 135€
Struktura e te hyrave:
• 20 Restorante x 35€=700€
• 15 Kompani ushqimore x 45€=675€
• 25 shkarkime x 1.99€=49.75€
• Të ardhurat: 1424.75€
• Fitimi=Të ardhurat-Kosto totale=1424.75€-135€=1289.75€/muaj
9. Cilat jane disa nga teknikat per dizajnimin e modelit te biznesit?
9. 6 teknikat e dizajnimit te biznes modelit jane: mprehtesia(perceptimi) i konsumatoreve; Ideimi; Mendimi vizual; Modelimi; Tregimet dhe Skenaret
10. Cilat jane vlerat e shtuara ne biznes planin tuaj? Per cfare segemente konsumatoresh jane te dedikuara?
10. Per perdoruesit e recetave ofrohen mundesi te pergatitjes se ushqimit me perberes se limutar(mundesi e aplikacionit), per furnizuesit re recetave do te jete nje mundesi e mire e afirmirmit te vetes(opsioni maps ne aplikacion). Kurse industrite ushqimore reklamojne biznesin e tyre ne menyre atraktive(brenda recetes ose foto brenda aplikacionit).
11. Si ndikon ambienti i biznesit ne implementimin e biznes modeleve? Cilat jane kater fushat strategjike qe mund te shqyrtohen lidhur me ambientin?
11. Ambienti ka nje rol te rendesishem ne biznes model me faktoret e tij dhe ne baze te ketyre faktoreve hartohen strategjite
Keto kater fusha jane
- Strategjite S-O ndjekin mundesite qe i pershtaten perparesive te ndermarrjes
- Strategjite W-O i tejkalone dobesite per te kerkuar mundesi
- Strategjite S-T gjen menyrat qe mund te i shfrytezojne perparesite per te zvogluar ndjeshmerine nga rreziqet e jashtme
- Strategjite W-T hartohen per te mos lejuar qe dobesite e kompanise ta bejne kompanine te ndjeshme nga rreziqet e jashtme

MM

8051 Instrukcionet Shkarko
Librat Shkarko
MM projekti Ashensori Shkarko
Libri i Perkthyer Shkarko
Provimet me zgjidhje Shkarko

IS

IS 2012 Shkarko
Ligjeratat Shkarko
Pytje te Afateve Shkarko
Permbledhje e pytjeve te afateve Shkarko
Afati 2010,2011 Shkarko

Grafika 2013

Afate Shkarko
Ligjerata Shkarko
Ushtrime Shkarko
Projekti Shkarko
Detyra Grafike Shkarko
Pytje Grafike Shkarko